Të paktën 24 persona kanë mbetur të vrarë dhe 18 të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një Kishë Protestante, në Afrikë.
Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, i vrarë ka mbetur edhe pastori i kishës, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Një grup i armatosur terroristësh rrethuan fshatin Pansi dhe sulmuan banorët e kësaj province. Sulmi ka ndodhur gjatë ditës së diele, kur po realizohej edhe një shërbim i përjavshëm në Kishën Protestante”, raporton Daily Mail.
Autoritetet thonë se numri i të vrarëve është 24, i të lënduarve 18, teksa raportohet se ka edhe të kidnapuar./Gazeta Sinjali/