Sulmi ajror rus shkatërron një bllok apartamentesh në Chernihiv të Ukrainës, deri tani një i vdekur sipas ekipeve të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë.
Një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë janë shpëtuar, thotë Shërbimi.
Videot e pa verifikuara në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa nëntëkatëshe ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të frenuar flakët, shkruan BBC.