Futbollisti gjerman, Sule do të largohet nga Bayerni këtë verë, transmeton Sinjali Sport.
Niklas Sule nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich dhe do të largohet nga klubi këtë verë, raporton Sport1.
Skuadra bavarezze ishte vendosur të zhvillonte bisedime për një marrëveshje të re me qendërmbrojtësin në shkurt, por ai ka informuar drejtuesit e klubit se nuk është i interesuar të nënshkruajë një rinovim.
Qendërmbrojtësi gjerman u transferua në “Allianz Arena” para pesë viteve në vitin 2017 nga Hoffenheim.
Ai në këtë edicion ka luajtur në 25 ndeshje, por që duket se nuk do të vazhdojë më me skuadrën kampione të Bundesligës. /Gazeta Sinjali Sporti/