Dj Regard ka shënuar një vit fantastik në karrierën e tij.
Dy projekte muzikore kanë ndikuar në rritjen globale të artistit.
Tashmë Regard ka pranuar pllakën e suksesit për dëgjime të “Ride it” e “Secrets”, ku kombinimi i dëgjimeve të saj ka shkuar mbi 1 miliard e 500 milionë.
Përpos këtyre, artisti ka treguar se po punon dhe në album, e duket se nuk do të vonojnë shumë prurjet e reja. /Gazeta Sinjali/