Sukseset e xhudos kosovare nuk kanë të ndalur. Përveç xhudistëve, tashmë një tjetër sukses e ka arritur edhe trajneri, Driton Kuka.
Ai ëhstë bërë pjesë e Komisionit të Trajnerëve të Unionit Evropian të Xhudos.
Këtë e ka bërë të ditur EJU-ja përmes një letre që ia ka dërguar Federatës së Xhudos në Kosovë.
Komisioni i Trajnerëve Evropian ka detyrë që të këshilloj Komitetin Ekzekutiv të EJU-së.
Driton Kuka pa dyshim është njeriu kyç në të gjitha sukseset e xhudos kosovare./Gazeta Sinjali/