Kohëve të fundit është shënuar rritje e dukshme në incidentet që po ndodhin brenda ambienteve shkollore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në fshatin Maqitevë të Suharekës, një person, i cili dyshohet të jetë i sëmurë mental e ka goditur me grushte një fëmijë, nxënës të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe pastaj është liruar në shtëpi”, tha Osmanollaj.
Osmanollaj shtoi se i dyshuari për këtë rast është një person, i cili dyshohet të ketë probleme mentale dhe me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit.”
Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.