Katër persona kanë rrahuar një person në fshatin Mushtishtë në komunën e Suharekës duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se motivi i këtij sulmi ishte një borxh që viktima ua kishte të dyshuarve.
Pas këtij sulmi viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit./GazetaSinjali/