Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Savrovë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar xhaxhain dhe familjen e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 36-vjeçari nën ndikimin e alkoolit kishte shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tij, ku kishte hyrë brenda duke i kërcënuar teksa mbante dy thika të mëdha në duar.
Më të keqen e ka parandaluar xhaxhai i të dyshuarit, i cili ka arritur që t’ia largojë thikat nga duart dhe ta pasivizojë 36-vjeçarin. Ndërkohë e ka lajmëruar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.
36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit për alkool, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren në vijim.