image Suharekasi e gjuan veturën e policisë me gur, nuk e respekton vendimin e qeverisë

Kosovë

Siguri/ Suharekasi e gjuan veturën e policisë me gur, nuk e respekton vendimin e qeverisë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi e kishte goditur veturën e policisë me gur dhe kishte sulmuar dy policë.

I dyshuari kishte dal nga vetura me guri në dorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor, por në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij me një guri e kishte goditë veturën e policisë të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid – 19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë. /Gazeta Sinjali/