image S'u ftua nga Kosova, Mirlind Daku dekretohet nga Presidenti i Shqipërisë, pajiset me pasaportë shqiptare

Futboll

S’u ftua nga Kosova, Mirlind Daku dekretohet nga Presidenti i Shqipërisë, pajiset me pasaportë shqiptare

news image

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku është dekretuar për dhënie të pasaportës të shtetësisë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky lajm është bërë i ditur nga Endrit Haxhiu, i cili ka publikuar në “Twitter” vendimin për pajisjen me pasaportë shqiptare të sulmuesit Daku.

“Siç paralajmërova #Dhjetorin e kaluar, po ndodh, #MirlindDaku, i cili u vu në shënjestër nga Federata Shqiptare për ta ftuar të përfaqësonte #Shqipërinë, ka marrë nënshtetësinë #shqiptare”, ka shkruar ai.

Sulmuesi shtatëlartë u neglizhua tërësisht nga ish-selektori, Alan Giresse duke mos e ftuar për ndeshjet e qershorit.

Jo shumë kohë më parë, Daku veçse kishte potencuar se nëse do t’i jepet mundësia për të luajtur për Shqipërinë, do ta bënte këtë më gjithë zemër.

Marrja e nënshtetësisë shqiptare nënkupton se Daku përfundimisht mund të vendosë ta zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë përpara asaj të Kosovës.

/GazetaSinjali/