image Falsifikonte dëshmi të vaksinimit ndaj COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

Siguri

Falsifikonte dëshmi të vaksinimit ndaj COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person me inicialet B.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se merret me veprimtari të kundërligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.

B.M., dyshohet se ka falsifikuar pajisje me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19.

Ai dyshohet se kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Me këto veprime B.M., dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/