image Një personi ia vjedhin çantën me pasaportë dhe dy kartela bankare në Çagllavicë

Kosovë

Raporti/ Një personi ia vjedhin çantën me pasaportë dhe dy kartela bankare në Çagllavicë

news image

Një person ka raportuar në polici se disa persona i kanë vjedhur një çantë krahu nga vetura e tij. Sipas viktimës, në çantë kishte pasaportën dhe dy kartela bankare.

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte pasaportën dhe dy kartela bankare”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tutje, bëhet e ditur që rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/