image Stuhia shkakton dëme të mëdha në Llashticë të Gjilanit

Kosovë

Stuhia shkakton dëme të mëdha në Llashticë të Gjilanit

news image

Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13:30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit për ta larguar ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

“Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

Image may contain: one or more people
Image may contain: 1 person, sitting
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: sky and outdoor