Një stuhi e fortë me erëra dhe shi ka goditur rëndë në pasditen e së enjtes zonën Çazma të Kroacisë, ku si pasojë, siç raportojnë mediat kroate, janë dëmtuar çatitë e shumë ndërtesave dhe automjeteve.
Njoftimet e qytetarëve për një stuhi të fortë në këtë zonë filluan këtë pasdite ku si rezultat shërbimet emergjence, punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe të Zjarrfikësve u dërguan menjëherë në terren.
Ndërkohë bëhet e ditur që erërat e forta kanë dëmtuar çati, ka shkulur shumë pemë dhe ka përmbysur edhe kamionë.
Sipas informacioneve fillestare janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në çatitë e shtëpive familjare, objekteve afariste, automjeteve dhe një shkolle fillore.