image Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët

Evropë

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët

news image

Një stuhi dëbore me emrin “Barbara”, pagëzuar kështu nga meteorologët pritet të godasë Greqinë gjatë orëve të ardhshme, dhe sipas parashikimeve pritet të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe sasi të mëdha reshje dëbore, që mund të shkaktojnë problematika për banorët.

“Barbara” do të godasë kryesisht Greqinë lindore, por ajo pritet të shtrihet dhe në Atikën veriore, verilindore dhe veriperëndimore.

Për këtë arsye, Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve u ka dërguar një mesazh banorëve të zonave të rrezikuara që të tregojnë kujdes në orët në vijim pasi mund të përballen me rreziqe nga bora.

“Mesazh paralajmërues për reshje të rrezikshme bore nga mesdita e datës 02.05.2023 në veri, veri-lindje dhe veri-perëndim të Atikës. Kufizoni lëvizjet e panevojshme dhe ndiqni udhëzimet e Autoriteteve”, shkruhet në mesazhin që iu dërgua qytetarëve.

/GazetaSinjali/