image Greqia implikohet për situatën në veri, kryediplomati grek telefonon Lajçakun

Politikë

Greqia implikohet për situatën në veri, kryediplomati grek telefonon Lajçakun

news image

Kryediplomati grek, Nikod Dendias, ka njoftuar se përmes një bisede telefonike ka folur për dialogun Kosovë-Serbi me të ngarkuarin e BE-së për këtë çështje, Miroslav Lajçak.

Ai tha se pati një bisedë mbi përpjekjet e ndërmarrja që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

“Në funksion të vizitave të mia në #Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me Miroslav Lajcak mbi Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

E për këtë thirrje me anë të telefonit, diplomati sllovak e ka falënderuar ministrin grek.

“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme dhe në kohë”, shtoi Lajçak në një cicërimë në Twitter.

/GazetaSinjali/