image Nuk ndalen tërmetet në Greqi, goditet sërish nga një tjetër këtë mëngjes

Evropë

Nuk ndalen tërmetet në Greqi, goditet sërish nga një tjetër këtë mëngjes

news image

Greqia dje gjatë ditës u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballësh të shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte jo shumë larg Livadeas, ndërsa është ndjerë edhe në zonën e kryeqytetit, Athinë.

E një tërmet tjetër është regjistruar këtë mëngjes në Greqi, pranë Samosit.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur 9 kilometra në lindje të Samosit me thellësi fokale 14.7 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Kujtojmë se edhe pak ditë më parë, Greqia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter.

/GazetaSinjali/