Varianti Omicron raportohet se qëndron më gjatë në lëkurën e njeriut se sa variantet e tjera të koronavirusit.
Kështu kanë bërë të ditur disa studiues japonezë, pasi që kanë bërë teste laboratorike.
Pikërisht ky “stabilitet në mjedis” jashtëzakonisht i lartë, pra ngjitja e lartë dhe qëndrueshmëria ekstreme, i mundësoi Omicronit të zëvendësonte deltën si variant dominues dhe të zgjerohej me një shpejtësi të tillë, përfunduan shkencëtarët japonezë.
Në sipërfaqet plastike, koha mesatare e mbijetesës së llojit origjinal të koronavirusit ishte 56 orë, variantet alfa 191.3 orë, variantet beta 156.6 orë, gama 59.3 orë dhe delta 114.0 orë.
Studiuesit japonezë kanë zbuluar se Omicron qëndron në sipërfaqet plastike për rreth 193.5 orë dhe rezultatet, të cilat ende nuk kanë kaluar rishikimin nga kolegët e tyre, u publikuan në faqen e internetit bioRxiv.