image Haxhiu: Kurti “inxhinieri i dështuar i energjisë”, tash edhe ministër i Shëndetësisë

Politikë

Haxhiu: Kurti “inxhinieri i dështuar i energjisë”, tash edhe ministër i Shëndetësisë

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti tani është zyrtarisht “ministër i Shëndetësisë”.

Kjo pasi Kurti e ka themeluar Komisionin Ekzekutiv të Shëndetësisë, të cilin do ta udhëheqë vetë Kurti.

Haxhiu ka uruar që energjia mos ta ketë fatin e shëndetësisë.

“Tash në krye të shëndetësisë e kemi një inxhinier të dështuar të energjisë”, ka thënë Haxhiu.

Ai, po ashtu, ka thënë se “gjendja e shëndetësisë nuk ka qenë për mburrje”, por thotë se “kurrë nuk ka qenë më keq se sot”.

Tutje tha se qindra mjekë po largohen edhe Kosova edhe për shkak të keq menaxhimit të shëndetësisë nga Qeveria Kurti.

/GazetaSinjali/