image Studiuesit befasojnë, humbja e dëgjimit nuk është e pashmangshme

Shëndetësi

Studiuesit befasojnë, humbja e dëgjimit nuk është e pashmangshme

news image

Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë propozuar një mënyrë për të parandaluar humbjen e dëgjimit tek njerëzit e moshuar, duke adresuar pabarazitë socio-ekonomike që kanë hasur në rininë e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata treguan se humbja e dëgjimit tek të moshuarit mund të parandalohet ndërsa janë në moshë të re, ku sipas ekipit, i cili botoi studimin në revistën “Trends in Hearing”, shpreson se modeli mund të prekë rreth 466 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë humbje të dëgjimit, duke prekur kryesisht të moshuarit.

Hulumtimet kanë treguar më parë se njerëzit me aftësi të kufizuara të dëgjimit kanë më shumë mundësi të kenë arritje më të dobët arsimore, nivele më të larta të papunësisë dhe të ardhura familjare më të ulëta vjetore, sesa ata me gjendje tjetër shëndetësore.

Dalia Tsimpida, e cila drejtoi studimin, tha se humbja e dëgjimit është një proces i jetës, por nuk është një rezultat i pashmangshëm i plakjes, andaj të kuptuarit e këtij procesi është një hap thelbësor në adresimin e barrës globale të humbjes së dëgjimit.

“Përcaktuesit kryesorë të shëndetit të dobët të dëgjimit gjatë gjithë jetës dhe ndërvarësisë së tyre, siç përshkruhet në këtë model, janë një mënyrë e fuqishme për të ndërhyrë në këtë problem madhor. Fokusi ynë nuk është vetëm në moshën e të rriturve të moshuar, por në faktorët që prekin njerëzit më herët në jetë, të cilët, nëse modifikohen, mund të zvogëlojnë humbjen e dëgjimit në moshën e vjetër”, tha Tsimpida, një studiuese post-doktoratë në Institutin Universitar për Politikën dhe Organizimin Shëndetësor (IHPO). Ndryshe, ky ishte studimi i parë që shqyrtoi mekanizmat dhe shpjegoi marrëdhëniet midis pabarazive socio-ekonomike dhe shëndetit të dëgjimit gjatë gjithë jetës. /Gazeta Sinjali/