image Studimi: Për çdo rast me koronavirus, janë 5-10 raste të pazbuluara

Botë

Pandemia/ Studimi: Për çdo rast me koronavirus, janë 5-10 raste të pazbuluara

news image

Studimi i botuar në revistën ‘Science’, tregon se për çdo rast të konfirmuar me koroanvirus ka shumë gjasa që të ketë 5-10 raste të tjerë të pazbuluar.

Këto raste janë më pak ngjitëse se të tjerët dhe në përgjithësi kanë simptoma me të lehta, por ato janë përgjegjëse për pothuajse 80% të të gjitha rasteve të reja të infeksionit.

Ky studim, që është kryer nga shkencëtarët e ‘Imperial College London’ dhe i koordinuar nga epidemiologët e ‘Universiteti Columbia’në New York, është bazuar tek të dhënat që janë regjistruar në Kinë për muajt dhjetor dhe janar, kur masat e kontrollit dhe tamponet e bëra tek të gjithë ose “tamponet e tapeteve”, nuk ishin zbatuar ende.

Sipas shkencëtarëve rreth gjashtë nga shtatë rastet e Covid-19, nuk ishin njohur në Kinë në atë kohë.

“Kjo do të thotë nëse në SHBA janë rreth 3500 raste të infektuar me koronavirus të konfirmuar, në realitet mund të jenë 35 mijë raste. Dhe e njëjta gjë vlen për të gjitha vendet perëndimore, që kanë filluar të bëjnë tampona me vonesë dhe që në çdo rast nuk kanë bërë sa duhet”– ka shpjeguar Jeffrey Shaman. /Gazeta Sinjali/