image Studimi i ri: Viktimat nga koronavirusi mund të jenë 15 milionë

Shëndetësi

Studimi i ri: Viktimat nga koronavirusi mund të jenë 15 milionë

news image

Një studim i ri në lidhje me koronavirusin ka nxjerrë të dhëna shqetësuese përsa i përket bilancit të viktimave prej virusit vdekjeprurës në mbarë botën.

Sipas këtij studimi të kryer nga një grup kërkuesish, viktimat nga pandemia mund të jenë më shumë se 15 milionë ose të paktën 3 herë më shumë nga shifrat zyrtare, të raportuara deri tani.

Ekspertët pretendojnë se shumë njerëz që kanë vdekur nga COVID-19 nuk janë numëruar në vende si Kina, India, Rusia, Amerika Latine apo dhe Afrika.

Studimi pretendon se shumë viktima në mbarë botën nuk u testuan kurrë për koronavirus, apo shumë të tjerë humbën jetën edhe pse kishin sëmundje të trajtueshme, por nuk arritën të shkojnë në spitale nga tejmbushja e pavijoneve nga të infektuarit me COVID.

Ekspertët i frikësohen faktit se shumë vende nuk kanë raportuar si duhet numrin e viktimave dhe përmendin shembullin e Nikaraguas për të cilin ata pretendojnë se fatalitetet në këtë vendit janë 9900 herë më shumë nga 200 sa janë raportuar.

Edhe pse Rusia deklaron se i ka mbrojtur mirë qytetarët e saj, numrat e saj në vdekshmërinë totale nënkuptojnë se ajo në fakt është goditur mjaft rëndë nga COVID, raporton a2news.

“Në mënyrë të ngjashme, ne vlerësojmë se numri i vdekjeve të Indisë është në të vërtetë në miliona, sesa qindra mijëra”, shkruhet mes të tjerash në studim.

/GazetaSinjali/