image Studimi i ri: Njerëzit jofetarë kanë më shumë gjasa t'i shpëtojnë koronavirusit

Botë

Studimi i ri: Njerëzit jofetarë kanë më shumë gjasa t’i shpëtojnë koronavirusit

news image

Zyra Kombetare e Statistikave ne Britani te Madhe, ka lëshuar shifra të reja, që thonë se njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19, janë njerëzit fetarë.

Sipas tyre, më të rrezikuar janë myslimanët, hebrenjtë e hindut. Sipas statistikave të fundit, njerëzit jofetarë kanë gjasa më të mëdha t’i mbijetojnë koronavirusit, shkruan mediumi britanik “Mirror”, përcjell Gazeta Sinjali.

Zyra Kombëtare e Statistilave ka lëshuar shifra të reja bazuar në vdekjet që kanë ndodhur në Angli dhe Uells, në periudhën 2 mars- 15 maj. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte në komunitetin myslimanë, me 198.2 vdekje në 100 mijë meshkuj dhe 98.2 në 100 mijë gra.

Në anën tjetër, ata të cilët ishin deklaruar si të pa fe, kishin shkallën më të ulët të vdekjeve, me 80.7 vdekje në 100 mijë meshkuj dhe 47.9 vdekje në 100 mijë gra.

Shifrat e reja u publikuan menjëherë pas studimit nga Univeristeti i Edinburgh, që sipas tyre, personat me prejardhje indiane dhe pakistaneze, janë ata që kanë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi në Britani të Madhe.

Të dhënat nga 30 mijë e 693 njerëz të shtruar në 260 spitale, 19 për qind më shumë vdekje nga COVID-19, ishin nga Azia e Jugut sesa britanikët. Ekspertë që qëndrojnë pas këtij studimi thonë se 40 për qind e aziatikëve të Jugut që ishin në këtë grup, vuanin nga diabeti, që ishte faktor kyç, në rritjen e rrezikut për të vdekur.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për mundësinë e vdekjes, personat nga Azia e Jugut, ishin 19 për qind më të predispozuar se njerëzit e bardhë në Angli, ndërkaq njerëzit me ngjyrë, 5 për qind.

“Ne kemi treguar rrezikun që kanë aziatikë të vdesin nga COVID-19, rreth 20 për qind më shumë se britanikët”, tha profesori i këtij studimi Ewen Harrison.

“Në fakt, 40% e Aziatikëve të Jugut në spital me COVID-19 kanë diabet, ne mendojmë se ky është një kontribues mjaft i rëndësishëm në gjasat e tyre të rritjes së vdekjes.”, tha Harrison./ Gazeta Sinjali/