image Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

Evropë

Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

news image

“Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare“, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.

Duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022 me video-lidhje, udhëheqësi ukrainas u shpreh: “Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi më 2014, jo më 24 shkurt [2022], Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”.

Presidenti ka dhënë shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së, raporton BBC.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit.

“Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”, ka thënë Zelensky.

/GazetaSinjali/