image Studimi: Ata që flenë gjatë ditës kanë shëndet më të mirë

Këshillë/ Studimi: Ata që flenë gjatë ditës kanë shëndet më të mirë

news image

Njerëzit që flenë gjatë ditës konsiderohen si “përtacë”, por në fakt ata janë duke i bërë vetës mirë.

Sipas një studimi, personat që bëjnë gjumë gjatë pasdites, kanë 50% më pak shanse që të pësojnë ndonjë atak në zemër, krahasuar me ata që nuk flenë.

Shkencëtarët shpjegojnë se mungesa e gjumit rrit rrezikun për arteriosklerozën, e cila bën që arteriet e trupit të ngushtohen dhe të forcohen.

Në kuadër të këtij studimi, kërkuesit nga Universiteti i Lausanne në Zvicër monitoruan rreth 3,400 persona të moshës nga 35-75 vjeç për 5 vjet rresht. 

Gjatë këtyre pesë vjetëve, ndodhën 155 raste të sulmeve në zemër ose hemorragjive në tru tek ata që nuk flinin.