image Studentët të prekur nga kriza e pandemisë, kanë një kërkesë për Rektoratin e UP-së

Arsim/ Studentët të prekur nga kriza e pandemisë, kanë një kërkesë për Rektoratin e UP-së

news image

Demokracia Studentore kërkoi nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës që t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat në këtë kohë të pandemisë.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se si studentë janë shumë të shqetësuar për presionin e vazhdueshëm që po e bëjnë fakultetet ndaj studenteve për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve.

“Kërkojmë nga Rektorati i universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ që në këtë kohë të pandemisë t’i lirojë studentet nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të pandemisë. Studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre që edhe ata kanë pauzuar dhe nuk kanë punuar më shumë se dy muaj”, tha ai.

Sipas tij, Rektorati i Universitetit të Prishtinës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë dhe të merr një vendim për t’i liruar studentët nga të gjitha pagesat të paktën deri në muajin tetor./Gazeta Sinjali/