image Studentët e Fakultetit Juridik fitojnë vendin e parë në garën rajonale në Bosnje e Hercegovinë

Arsim

Studentët e Fakultetit Juridik fitojnë vendin e parë në garën rajonale në Bosnje e Hercegovinë

news image

Ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në garën ndërkombëtare të arbitrazhit për fakultetet e drejtësisë, Willem C. International Arbitration Moot, kanë fituar vendin e parë në garën rajonale, si para-garë në përgatitje për garën kryesore që do të mbahet në Vjenë.

Përveç ekipit, studenti Lekë Morina është shpallur folësi më i mirë i gjithë garës, në mesin e më shumë se 60 folësve të tjerë.

Para-gara e Zenicës, që u mbajt në Sarajevë dhe Zenicë të Bosnje Hercegovinës, është njëra nga para-garat më të fuqishme dhe të njohura në Evropë, me konkurrencë të jashtëzakonshme të ekipeve (Universiteteve më prestigjioze) më të fuqishme të rajonit.

Suksesi i 5 studentëve në këtë para-garë është një shenjë e arritjes së suksesit të tyre të deritanishëm, por edhe suksesit që pritet ta tregojnë ata në para-garat tjera dhe në garën kryesore në Vjenë, në muajin prill.

Ekipi fitues përbëhet nga Art Sylaj, Dior Zhuri, Ernesa Shala, Lekë Morina dhe Morea Salihu, si dhe trajnohen nga Prof. Ass. Donikë Qerimi dhe Lyra Çela, Doktorante në Programin e së Drejtës Ndërkombëtare, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Fakulteti Juridik si dhe ekipi janë shprehur falënderues për mbështetjen e ofruar për pjesëmarrjen në këtë garë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Programi për Zhvillimin e të Drejtës Kontraktore (Commercial Law Development Programme).

/GazetaSinjali/