image Stresi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri: Ndihmat e dërguara nga diaspora vidheshin

Bota e Yjeve

Stresi për tërmetin tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri: Ndihmat e dërguara nga diaspora vidheshin

news image

Banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, vazhdojnë të diskutojnë tema të ndryshme me njëri-tjetrin.

Arkimed Lushaj – Stresi së fundmi ka folur për tërmetin tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi dëme të mëdha e mbi 50 viktima.

“Jam sot e kësaj dite i ftohur, ja për popullin tim ja kurrë. E dini përse kam qenë aktiv, sepse më kanë bërë diaspora se krejt ndihmat që i kanë dërguar në shtet, i kanë vjedhur”, u shpreh ai.

Tutje, reperi tregoi se ndihmat më të mëdha kanë ardhur nga shteti i Austrisë.

“Për mua çmimin e parë e ka marrë Austria. Shqiptarët e Austrisë kanë marrë tre autobusë dhe më kanë dhënë ndihmat mua në magazinë. Jemi bërë staf 90 veta, që as shteti nuk e ka pasur këtë staf. Kam marrë ndihma nga Turqia, ka ardhur edhe Morena kemi qenë me telefona 24/7”, tha ai.

“Kemi ndenjur tre javë, kanë qenë mbi 20 vajza që kanë punuar, 30 meshkuj, 10 shofera dhe vinin telefonatat. Kjo është bamirësia dhe kjo bamirësi nuk të varfëron”, thotë artisti në vazhdim.

Tirana, Durrësi, Lezha, Laçi, Kurbini e mbi të gjitha Thumana – kanë qenë vendet që pësuan më së shumti nga tërmeti. 

/GazetaSinjali/