image Stresi nuk e di kush ishte president në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Bota e Yjeve

Stresi nuk e di kush ishte president në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

news image

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, e ka theksuar disa herë me mburrje ndjenjën e tij të patriotizmit.

Ai ka dolur në veçanti për atdhedashurinë që ka ndaj Kosovës, duke përmendur heronjtë e luftës, si dhe gatishmërinë për të luftuar për këtë vend, në rast se do të ishte nevoja prapë.

Mirëpo mburrjen se e njeh historinë e Kosovës, reperi tropojan ka dështuar ta dëshmojë në praktikë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet dy pyetjeve fare të thjeshta.

Në kuizin e drejtuar nga vëllai i madh, Stresit i ka rënë pyetje se “kush ka qenë president në kohën kur Kosova u shpall shtet në vitin 2008”.

Ai u përgjigj gabimisht duke thënë Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër, gjersa president i aso kohe ishte Fatmir Sajdiu.

/GazetaSinjali/