image Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë?

news image

Dy rep-artistët shumë të përfolur shqiptarë, Noizy dhe Stresi ka tash e shumë vite që nuk kanë raporte të mira.

Mes tyre nuk kanë munguar sherret e thumbimet, përmes këngëve e postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Mirëpo, siç duket epokës së armiqësisë i ka ardhur fundi, transmeton Sinjali.

Kjo është lënë të nënkuptohet nga veprimi i fundit i Stresit, i cili ka ndjekur një llogari në emër të Noizyt në Instagram.

Mediat në Shqipëri menjëherë kanë filluar të aludojnë se rep-artistët kanë rregulluar marrëdhëniet. Megjithatë, asnjëri nga ata nuk është deklaruar ende për media dhe mbetet të shihet se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Kujtojmë që së fundmi Stresi është parë në një fotografi me Ledri Vulën, duke treguar kështu se ka raporte të mira edhe me të./Sinjali/