image Strategjia britanike anti-koronavirus mund t'u kushtojë me jetë 70 mijë personave

Botë

Pandemia/ Strategjia britanike anti-koronavirus mund t’u kushtojë me jetë 70 mijë personave

news image

Strategjia e Britanisë së Madhe për të ngadalësuar pandeminë COVID-19 mund të vrasë deri në 70 000 të tjerë këtë vit, sipas një hulumtimi të botuar sot.

Sipas shifrave zyrtare, koronavirusi i ri ka vrarë 281 njerëz në vend, nga 5 000 raste të konfirmuara, por kryeministri Boris Johnson paralajmëroi të dielën se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet.

Shifrat britanike pasqyrojnë ato të regjistruara dy javë më parë në Itali, ku qindra njerëz vdesin çdo ditë.

Dhe, edhe pse Londra ka ndërmarrë hapa për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, përfshirë mbylljen e bareve dhe restoranteve, mjekët kanë frikë nga një skenar italian, nëse nuk merren masa më të forta për të parandaluar kontaktin.

Sipas një ekipi studiuesish nga University College London (UCL), Universiteti i Kembrixhit dhe Qendra Hulumtuese e të Dhënave Shëndetësore në Britaninë e Madhe, qasja aktuale mund të kushtojë 70 000 jetë të tjera.

Sipas rezultateve të tyre, 20 % e popullsisë britanike është në rrezik (70-vjecarët ose ata me probleme shëndetësor para-ekzistuese).

Kjo përfaqëson 13 milionë njerëz, 600 000 prej të cilëve do të vdisnin mesatarisht këtë vit, edhe pa këtë pandemi.

Por mosvendosja e izolimit të njerëzve harxhon kohë dhe rrezikon të ushtrojë presion të panevojshëm mbi punonjësit e shëndetësisë, që mund të shkaktojnë më shumë vdekje, sipas autorëve.