image Strakosha në formë jetësore, zgjedhet portieri i javës në Serie A

Futboll

Itali/ Strakosha në formë jetësore, zgjedhet portieri i javës në Serie A

news image

Nëse Lazio po zhvillon një sezon të shkëlqyer në kampionatin italian, duke hyrë bindshëm edhe në garën për titullin kampion, një meritë për këtë e ka edhe Tomas Strakosha.

I kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës laciale, portieri shqiptar është zgjedhur si më i miri mes kolegëve të tij për javën e fundit të kampionatit italian.

Janë tifozët që kanë votuar në rrjetet sociale të faqen e Serie A, duke i dhuruar një tjetër vlerësim Strakoshës.

https://www.instagram.com/p/B6Ss5s3lmOK/?utm_source=ig_web_copy_link

Strakosha ishte vendimtar me pritjet e tij, në fitoren dramatike të Lazios në transfertën e fundit kundër Cagliarit. /Gazeta Sinjali/