image Storie suksesi – Ballkani nga lufta për mbijetesë në garë për t’u bërë kampion i Kosovës

Futboll

Futboll/ Storie suksesi – Ballkani nga lufta për mbijetesë në garë për t’u bërë kampion i Kosovës

news image

Skuadra e Ballkanit padyshim ka bërë një transformim të mrekullueshëm në dy vitet e fundit.

Sezonin e kaluar, skuadra nga Suhareka për një pikë kishte shpëtuar nga barazhi, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, këtë sezon Ballkani ka bërë një super sezon. Ata tashmë gjenden në pozitën e parë , me një pikë më shumë se vendi i dytë, dhe rrugës për t’u bërë kampion i Kosovës për herë të parë në histori të tyre.

Ardhja e Ismet Munishit dhe investimet e mëdha që janë bërë në këtë klub kanë bërë që Ballkani të bëhet një skuadër që synon Evropën.

Munishi iu besoj talentëve këtë sezon dhe ata po ia shpërblejnë besimin e dhënë.

Po ashtu tifo-grupi ‘Xhebrailat’ kanë bërë punën e tyre në tribuna, duke qëndruar pranë skuadrës në çdo ndeshje.

Befasia më e ëmbël e këtij kampionati është Ballkani që ka befasuar të gjithë./Gazeta Sinjali/