Skuadra e Ballkanit padyshim ka bërë një transformim të mrekullueshëm në dy vitet e fundit.
Sezonin e kaluar, skuadra nga Suhareka për një pikë kishte shpëtuar nga barazhi, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, këtë sezon Ballkani ka bërë një super sezon. Ata tashmë gjenden në pozitën e parë , me një pikë më shumë se vendi i dytë, dhe rrugës për t’u bërë kampion i Kosovës për herë të parë në histori të tyre.
Ardhja e Ismet Munishit dhe investimet e mëdha që janë bërë në këtë klub kanë bërë që Ballkani të bëhet një skuadër që synon Evropën.
Munishi iu besoj talentëve këtë sezon dhe ata po ia shpërblejnë besimin e dhënë.
Po ashtu tifo-grupi ‘Xhebrailat’ kanë bërë punën e tyre në tribuna, duke qëndruar pranë skuadrës në çdo ndeshje.
Befasia më e ëmbël e këtij kampionati është Ballkani që ka befasuar të gjithë./Gazeta Sinjali/