Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas situatës së krijuar në kryeqytetin afgan, Kabul, ka shkruar se NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit hapur në mënyrë që të lehtësoj dhe të koordinoj evakuimet.
Stoltenberg tha se ka biseduar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe me shtetet e tjera si Kanadaja, Danimarka e Holanda.
“NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet”, shkroi Stoltenberg në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë tërhequr stafin civil nga ambasada e tyre në Kabul për shkak se tashmë talebanët e kanë marrë në kontroll qytetin.
Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e ShBA-ve që në Kosovë të strehohen civilët afganë për një kohë derisa të njëjtëve tu bëhen gati dokumentet e emigracionin për në Amerikë. /GazetaSinjali/