image Stoiçkov kërkon me lot në sy dënimin e vendit të tij pas koreve raciste ndaj Anglisë

Futboll

Sport/ Stoiçkov kërkon me lot në sy dënimin e vendit të tij pas koreve raciste ndaj Anglisë

news image

Përballë koreve që imitonin majmunët dhe me parullat raciste në sfond në një ndeshje që presupozohet të bashkojë dhe të ndajë, legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov u ndje i turpëruar duke kërkuar dënimin e vendit të tij.

Ish-sulmuesi i njohur iu bashkua zërave të shokuar për trajtimin aspak të denjë të futbollistëve të Anglisë në eliminatoren e fundit të Euro 2020 të zhvilluar në Sofje.

“Tifozë të tillë nuk duhet të lejohen në stadiume madje duhen dënime edhe më të rënda. Njësoj siç u bë në Angli vite më parë…5 vjet pa marrë fare pjesë në turne. Kështu, njëherë e mirë për të gjithë ata drogaxhinj që ishin. Po flas për kombëtaren time dhe të gjithë ato klube që bëhen protagonist kështu. Njerëzit nuk meritojnë të vuajnë. A mendoni se unë jam rehat kur flas kështu?…

Hristo Stoichkov konsiderohet futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të gjitha kohërat dhe në daljen e tij në kanalin sportiv TUDN, nuk i përmbajti dot emocionet. Ai kërkoi dënime ekzeplare nga UEFA edhe pse bëhet fjalë për vendlindjen e tij, sanksione të njëjta që u vendosën pas tragjedisë së Hejsel në vitin 1985 kur humbën jetën 39 tifozë para një finaleje europiane.