image Steven Gerrard rikthehet në Premier League

Futboll

Steven Gerrard rikthehet në Premier League

news image

Ish mbrojtësi anglez, Carlton Palmer, ka thënë se ka disa të vërteta pas spekulimeve që e lidhin Steven Gerrard me postin e menaxherit të Aston Villa.

Villianët janë në kërkim të një trajneri të ri pasi vendosën ta shkarkojnë Dean Smith të dielën.

Aston Villa humbi pesë ndeshjet e fundit me trajnerin Smith në krye, kështu që ata po kërkojnë për një zëvendësues që mund ta kthejë skuadrën në rrugën e duhur sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Sipas Sky Sport, Gerrard është njëri nga kandidatët në listën e ngushtë për të marrë timonin e ekipit.

41 vjeçari aktualisht është në krye të ekipit skocez Rangers, ku edhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm ku sezonin e kaluar ekipi i tij e ka fituar ligën pa asnjë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/