image Stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë ruse dhe serbe – Ministri serb nuk e pranon formimin e Ushtrisë së Kosovës
[wp-story id="814678"]

Rajon

Takimi/ Stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë ruse dhe serbe – Ministri serb nuk e pranon formimin e Ushtrisë së Kosovës

news image

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me homologun rus, Sergei Shoigu në Beograd, ka thënë se dëshiron një ushtri të fortë sepse sipas tij ushtria garanton stabilitetin dhe neutralitetin

Në deklaratën e ministrisë serbe të Mbrojtjes, Vulin, mes tjerash citohet të ketë thënë se, “Formimi i ushtrisë së Kosovës dhe armatosja e saj janë të papranueshme”.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i REL, Vulin dhe Shoigu janë përqendruar në bashkëpunimin e vendeve të tyre në mbrojtje dhe në forcimin e lidhjeve në të ardhmen.

Ministri rus tha se “Stërvitjet e përbashkëta të të dyja ushtrive janë treguesi më i mirë i marrëdhënieve të ngushta”.

Vulin e falënderoi Federatën Ruse për ndihmën ushtarake dhe teknike që i ofron ushtrisë së Serbisë.

“Vetëm në vitin 2019 janë realizuar 94 aktivitete në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar me Federatën Ruse. Bashkëpunimi në mbrojtje zhvillohet në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik”, tha Ministria e Mbrojtjes në Beograd.

Shoigu gjatë vizitës së tij në Serbi do të takojë edhe presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument në, të cilin është thënë se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiqit në vitin 2012.