image Stërvitje kombëtare në Meksikë, simulohet tërmeti i fuqishëm

Botë

Përgatitja/ Stërvitje kombëtare në Meksikë, simulohet tërmeti i fuqishëm

news image

Miliona meksikanë morën pjesë sot në një stërvitje kombëtare të simulimit të një tërmeti të fuqishëm, në këtë vend që goditet rregullisht nga tërmetet, njoftuan sot autoritetet.

Në orën 11:00, sirenat njoftuan alarmin e rremë, me qëllim testimin e procedurave të evakuimit në rast tërmeti me magnitudë më të lartë se 6 në shkallën Rihter.

Popullatës, në veçanti në kryeqytet, ku ka një numër të madh kullash, iu desh më pak se një minutë për t’u siguruar, para se të shfaqeshin grupet e para të shpëtimit.

“Njerëzit po bëhen gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm, sepse ne jemi një vend shumë sizmik. Ata e morën stërvitjen me shumë seriozitet”, tha Marco Antonio Velasquez, i  shërbimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës.

Meksike 1