image Statistikat e reja, Britania kalon mbi 42 mijë numrin e viktimave nga COVID-19

Botë

Statistikat e reja, Britania kalon mbi 42 mijë numrin e viktimave nga COVID-19

news image

Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britani. Këto janë shifrat e publikuara ditën e sotme nga zyra e statistikave në Britani.

Edhe më herët është publikuar një shifër e tillë të cilat nuk janë në koordinim me shifrën zyrtare që ka publikuar ministria e shëndetësisë deri më tani.

CNN shkruan se që në fillim të pandemisë ka pasur shumë parregullsi në regjistrimin e shifrave të ndaj një luatje e tillë konsiderohet më se normale.

Nëse një person ka ndërruar jetë 10 ditë më parë, ai mund të regjistrohet ditën e sotme.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 227 viktima me një total që shkon në 35,023.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar mbi 246 mijë ndërkohë që edhe numri i të shëruarve rritet nga dita në ditë.

Aktualisht në gjendje kritike për jetën janë 1,559 persona.