Këngëtari i njohur shqiptar me famë botërore Albert Stanaj, së fundmi e ka përkrahur publikisht rep-artisti shumë të përfolur shqiptar, Capital T.
Stanaj këtë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Vëllau im bën vetëm hite“, ka shkruar ai në gjuhën angleze sipër imazhit të publikuar në Instastory. Stanaj e ka fjalën për projektin më të ri muzikor të Capital T, i cili sot u rikthye në platformën YouTube.
Kjo nuk është hera e parë që Stanaj përkrah publikisht Capitalin, pasi që i njëjti edhe më herët kishte shpërndarë video duke kërcyer me këngët e tij.
“Akull” është rikthyer gjatë ditës së sotme në YouTube dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime./Gazeta Sinjali/