Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, e ka krahasuar Stambollin me qytetin kinez Wuhan, në të cilin edhe kishte shpërthyer epidemia e koronavirusit.
Koca ka thënë se Stambolli tashmë ka marrë epitetin e epiqendrës së COVID-19 në tërë Turqinë.
“Wuhani i Turqisë është Stambolli”, ka deklaruar Koca gjatë një interviste dhënë të përditshmes Sabah, duke pretenduar se përhapja e COVID-19 në këtë qytet është futur nën kontroll me përcjelljen e kontakteve, që po udhëhiqet nga një ekip i ekspertëve.
“Ata përcjellin gjurmët sikur të ishin detektivë medicinal”, ka theksuar Koca, që nuk hezitoi të pranojë se po të veprohej ndryshe zor se do të mund ta ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.
Sipas të dhënave të fundit, në Turqi janë 101.790 raste të konfirmuara me COVID-19, ku 2.491 tjerë kanë humbur jetën.