Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur gjatë ditës së sotme si pasojë e erërave të fuqishme në Stamboll që kanë përfshirë vendin.
Kështu është bërë e ditur nga autoritetet shtetërore në një deklaratë për mediat.
“Katër persona duke përfshirë edhe një të huaj kanë vdekur dhe 19 nga bashkëqytetarët tanë janë plagosur. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratë ku citohet një raport i agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, raporton abcnews.al
Në pamjet e publikuara në agjencinë e lajmeve turke “DHA” shihen dy burra dhe një karrocë fëmijës nën rrënojat e një kantieri që të japin idenë sikur ka ndodhur ndonjë shpërthim.
İstanbul'da fırtına nedeniyle zarar gören vatandaşlarımıza ve İstanbul'lulara geçmiş olsun.#İstanbul #Lodos #Fırtına pic.twitter.com/y1hnwgxppP
— Metin AKPINAR (@MetinnAkpinarr) November 29, 2021
#Turkey– The strong wind hit the provinces of #Istanbul: 2 dead
— Mete Sohtaoğlu (@metesohtaoglu) November 29, 2021
???? pic.twitter.com/GsAEi2TYvh
Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të jenë të kujdesshëm përballë rrezikut. /GazetaSinjali/