image Stafi i restorantit denoncon një tentim vjedhje të armatosur, por policia nuk gjen asnjë dëshmi në vendngjarje

Siguri

Stafi i restorantit denoncon një tentim vjedhje të armatosur, por policia nuk gjen asnjë dëshmi në vendngjarje

news image

Dy persona të maskuar dyshohen se kanë depërtuar me forcë brenda restorantit “Ariu”, që gjendet në fshatin Mramor të Prishtinës, dje rreth orës 01:45, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se nga stafi i restorantit u kanë thënë hetuesve policorë se personat e maskuar kanë demoluar disa zyre dhe kanë thyer një derë të blinduar.

Po ashtu, ata kanë deklaruar se të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.

Mirëpo, këto burime bëjnë të ditur se ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur asgjë si dëshmi se aty ka ndodhur një rast i tillë.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet për zbardhjen e tij janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/