Gjatë ditës së sotme tre persona sirianë në Magure të Lipjanit, nën përcjelljen e FSK-së janë kontrolluar nga stafi mjekësor i QKMF-së së Fushë Kosovës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili ka thënë se të njëjtit janë sjellë në Fushë Kosovë për tua marrë disa të dhëna, pastaj janë kthyer në Magure përsëri.
“Qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kërkuar asistencë prej Qendrës kryesore të mjekësisë familjare këtu në Fushë Kosovë për me shku me ju bë një kontrollë, një vizitë atyre në qendrën për strehim në Magure. Kur kanë shkuar e kanë bërë kontrollën dhe në përcjelljen e FSK-ja i kanë pru deri në QMKF në Fushë Kosovë për më ju marrë të dhënat edhe i kanë kthyer atje prap”,ka thënë Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë Kosovës për Gazetën Sinjali.