Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 16 operacione.
Sipas një njoftimi të bërë nga ky spital thuhet se 310 pacientë kanë kryer analiza.
“310 pacientë kanë kryer analiza dje më datë 23 dhjetor 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacient kanë kryer 4,804 analiza. 16 operacione janë kryer dje në Sallat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë spital “310 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 22 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm”.
“Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 1 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje dhe sa i përket gjinisë 3 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit të Pejës./Gazeta Sinjali/