image Spitali i fëmijëve në QKUK inaugurohet nesër nga krerët e shtetit

Shëndetësi

Spitali i fëmijëve në QKUK inaugurohet nesër nga krerët e shtetit

news image

Nesër do të inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishin nisur këtë projekt para disa viteve.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet nesër prej orës 10:00. /Gazeta Sinjali/