Sipas raportit 24-orësh të Spitalit të Gjakovës, në këtë spital janë duke u trajtuar 78 pacientë të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre, 55 janë me oksigjeno-terapi, një me CPAP maskë dhe një në respirator.
Nga ky spital kanë bërë të ditur se nga stafi i këtij spitali aktualisht janë të infektuar tre mjekë, tre infermierë dhe 2 punonjës nga stafi administrativ.
Me këtë rast, nga ky spital kanë apeluar te qytetarët që të mbajnë maskat, distancën dhe higjienën, duke alarmuar se spitalet po mbushen./Gazeta Sinjali/