image “Njëherë nëna, tash baba dhurues të veshkës për mua” – I riu kosovar bën apel të bëhet ligji për transplantin e organeve, rrëfen vështirësitë

Shëndetësi

“Njëherë nëna, tash baba dhurues të veshkës për mua” – I riu kosovar bën apel të bëhet ligji për transplantin e organeve, rrëfen vështirësitë

news image

I riu kosovar, Trim Musliu, për të dytën herë ka marrë rrugën jashtë vendit, për të kryer operacionin i cili mundëson transplantin e veshkës, pasi që Kosova nuk ka ligj që rregullon çështjen e transplantimit të organeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka kërkuar që sa më parë të bëhet ligji për transplant, investimi në staf shëndetësor dhe në pajisje, pasi që sipas tij, bëhet fjalë për jetë a vdekje, raporton Gazeta Sinjali.

Urolog, nefrolog, kirurg kemi dhe shume te mire , mundesit ligjore ju ndalojne me realizu sepse nuk ka pas vullnet askush kete tem me shty perpara qe 20 vjet … “, shkruan ai.

Ai ka rrëfyer se herën e parë dhuruese për transplantin e veshkës ishte nëna e tij, ndërsa tani është babai dhe koston e gjithë sëmundjes e paguajnë me të hollat e tyre.

Hera e dyt , njeher nëna ime  e tash  baba, dhurues te veshkës për mua . Kur ne boten normale egziston lista e pritjes per transplante tek ne nuk realizohet as transplanti..Koston e kesaj smundje e paguajm vet me familjaret tane ( te cilet duhet te jene dhurues) sepse perndryshe edhe pse je i ri ne moshe duhet me ndejte ne dijaliz tan jeten..”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ai ka thënë se për të kryer transplantin jashtë vendit, i kanë ndihmuar miqtë e tij.

Une jam me fat qe i kam keta njerz ne krahe , jam me fat qe kam shok te cilet me kan ndihmu ksaj rradhe dhe i falenderoj shumm .. dmth krejt qa ki duhet me u aktivizu per me realizu transplantin ..Ligji per transplant duhet te behet sa me pare, investimi ne mjek ne infermier ne paisje dhe pacient duhet te shtohet dukshem sepse po flasim per jete o vdekje , spo flasim per asfallt , e as per ndertime poo per jete njeriut”, shtoi ai.

Postimi i tij i plotë:

/GazetaSinjali/