image Spektakli me dronë në Shangai nuk u realizua për Vitin e Ri

Botë

Botë/ Spektakli me dronë në Shangai nuk u realizua për Vitin e Ri

news image

Shfaqja spektakolare e mijëra dronëve që fluturonin mbi qytetin e Shangait si pjesë e festimeve të vitit të ri, u përcoll në të gjithë botën. Por qytetarët e Shangait nuk i kishin parë dronët, madje pretendojnë se atë natë nuk ka pasur asnjë festim.

Kjo pasi spektakli dramatik nuk u realizua mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve, por gjatë një fluturimi prove në 28 dhjetor. Këtë e konfirmoi për BBC kompania që ideoi shfaqjen.

Pamjet e spektaklit mbresëlënës u përcollën mediave botërore nga media shtetërore kineze. Aty u shfaqën 2 mijë dronë teksa pushtojnë qiellin e distriktit të Pudong në Shangai, duke krijuar format e fishekzjarrëve, një njeriu që ecën mbi lumë, numrin 2020 dhe shkronja kineze.

Spektakli u vlerësua nga mediat ndërkombëtari si një alternativë futuristike dhe më ambientaliste ndaj fishekzjarrëve tradicionalë./Gazeta Sinjali/